VIDEO/ Vijojnë denoncimet e Braçes: Po ngrenë vinç në trotuar pa asnjë kusht sigurie, vetëm 7 metër larg dritareve tona! Afati i punimeve ka mabruar që në mars

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë denoncimet e zv.kryeministrit Erion Braçe për kompaninë që po ndërton një pallat në afërsi të pallatit ku ai banon. Pas denoncimeve të djeshme për zhurmën që shkaktonin makineritë, këtë herë shqetësimi i Braçes është vinçi që po ngrihet në trotuar, vetëm 7 metër larg dritares së tij.

Ai thotë se kompania po e ngre vinçin pas ansjë kusht sigurie për banorët dhe kalimtarët, ndërsa shton se është i bindur që punëtorët janë të pasiguruar.

Gjithashtu zv.kryeministri denoncon edhe faktin që afati i punimeve ka mbaruar që në muajin mars, por firma vijon të punojë për të ngritur pallatin.

Postimi i Erion Braçes:

NUK KA FUND; PO NGRENE VINC NE TROTUAR, MBI RRUGE E 7 METER LARG DRITAREVE TONA!

PA ASNJE KUSHT SIGURIE PER BANORE, KEMBESORE E KALIMTARE QE JANE ME MIJERA NE DITE NE TROTUAR E RRUGE, MAKINA PO E PO!

Nderkohe, Shihni kushtet e sigurise ne pune! Nuk e di sa peshon vinci qe po ngrene e ka keta punetore poshte! I bindur qe jane edhe te pasiguruar! Dhe sdua ta lene menjane;

Sipas tabeles se lejes se vendosur, afati i punimeve te ketyre ka mbaruar ne Mars!

Zjarr Tv Ad