Videoskandali/ Polici: S’di ta përdor celularin!

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

30 ditë burg për efektivin Berhan Bajrakurti. Kjo është masa që ka dhënë gjykata e Shkodrës për policin me akuzën e ngacmimit seksual. Kjo pasi pak ditë më parë iu bë publikë një video teksa kryente veprime të turpshme ndaj një 15-vjeçareje. Ndërkaq, në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura polici ka mohuar të kete ngacmuar të miturën.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dale video. Para pak kohësh e ka çuar celularin ne servis dhe me pas e kam patur me kod. Une nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe se kam idenë si është shperndare video”.

Nga ana tjetër, vëllai i efektivit, Afrim Bajrakurtaj, në një prononcim për mediat deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë: “Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai nuk është vëllai ynë.. Por ato janë rrëna të gjitha, janë skenarë të medias. Videoja është e montuar nga mediat, nga ju. Si mund të arrestohet një njeri pa fakte dhe prova. Nëse vëllai ynë e ka bërë atë gjë, mos daltë nga burgu, nuk na duhet gjë ai vëlla, por nuk e ka bërë”.

Dyshohet se efektivi është regjistruar teksa ishte duke komunikuar në rrjetet sociale me të miturën nga Kopliku.

Zjarr Tv Ad