Gazetari Artan Hoxha ka hedhur poshtë aludimet se nga zhbllokimi i mesazheve në aplikacionin “SKY”, të një personi të njohur të botës së krimit në Shqipëri kanë dalë disa video erotike.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha argumenton se ky lajm është një sajesë, pasi sipas tij aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk përdorte video, por vetëm mesazhe.
Dërgimi i videove me anë të këtij aplikacioni shton Hoxha ishte i pamundur, kështu që dhe rrjedhja e videove erotike nga SPAK sipas tij nuk është i vërtetë.
Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:
“Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk përdorte video. Një lajm i bujshëm u shpërnda dje ne mbrëmje. U tha se, SPAK ka ç koduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te një personazhi te rëndësishëm te krimit te organizuar.
Brenda këtij telefoni janë gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz. U aludua se behet fjale për telefonat e një personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Një sugjerim,
se pari: Telefonat qe kane përdorur aplikacionin e krepatuar skyeCC, nuk mund te përdornin komunikim ne video, madje nuk mund te bënin transferim videosh nga një telefon ne tjetrin.
Pra, këto video qe aludohet se janë gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne këto lloj pajisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte përdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Këto video nuk ka mundësi te kenë “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin për zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se janë dorëzuar aty nga te afërm te viktimës”, shkruan Hoxha.