Vidhte portofolat e pacientëve në Urgjencën e Spitalit të Fierit, kapet në flagrancë 62-vjeçari

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin që dyshohet se vidhte portofolat e pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se autori është shtetasi me iniciale, N.L 62 vjeç banues në Kuçovë.

Kapja e tij është bërë pas një pune hetimore 1 mujore, pasi 62-vjeçari ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që paraqiteshin në spital.

Njoftimi i Policisë

Fier

Vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar.

Pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Zjarr Tv Ad