Vihen ne pranga tre persona ne Durres

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona janë vënë në hetim në qytetin e Durrësit dhe janë gjobitur, pasi kishin zaptuar një sipërfaqe toke, pronë publike në plazh. Tre personat, kishin ndërtuar një objekt (rikonstruksion të lëvizshëm) pa leje në fshatin Rinia , i cili më pas është shembur nga IKMT. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë proceduar në gjendje të lirë A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”. “Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje. Kontrolle të shtuara jane shtuar në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT). Evidentohet në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje. Procedohen penalisht 3 shtetas. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Zjarr Tv Ad