Vihet në pranga kryepeshkopi i Kishës ukrainase

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar kreun e Kishës Ortodokse ukrainase në gadishullin e aneksuar të Krimesë, raporton Current Time. Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit. Kryepeshkopi Kliment është arrestuar në një stacion autobusësh në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, raporton rrjeti në gjuhën ruse i REL-it, Current Time.  Kisha Ortodokse ukrainase përmes një komunikate ka thënë se Kliment është dërguar stacionin policor të rajonit të Kyivit. Vetë Kliment ka konfirmuar arrestimin e tij në një bisedë telefonike me agjencinë AFP. Ai ka thënë se policia nuk i ka treguar se pse e ka ndaluar. Arrestimi i kreut të Kishës vjen disa javë pasi Kisha Ortodokse në Ukrainë fitoi pavarësi, duke i dhënë fund kontrollit fetar mbi 330-vjeçar nga Rusia.

Zjarr Tv Ad