Vijojnë përplasjet mes nënkryetares së LSI-së Brisida Shehaj dhe deputetit Myslym Murrizi…

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sërish ka vijuar në distancë, përplasja mes nënkryetares së LSI-së Brisida Shehaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

Shehaj e cilësoi Murrizin si “zëdhënës të Rilindjes”, ndërkohë që deputeti reagoi në mediat sociale, duke e cilësuar si “recepsioniste” dhe shkonte më tej ku shkruante se; mos të vihet në merak për partinë e tij, se dobësohet dhe shëmtohet dhe pastaj e përzënë nga LSI.

Sakaq në reagimin e saj të fundit, Shehaj shkruan; se Murrizin e mbrojnë shokët e tij rilindas, të njëjtët që ajo ua ka treguar vendin publikisht, pasi ka “ca burrëri”.

Reagimi i plotë:

Disa sqarime të thjeshta për Major Lymin:
1. Të nisësh punën në arkë, në bankë është nisja normale për një sapo të diplomuar. Për pak vite, në moshën 26 vjeçare me logjikën profesionale e meritokraci, u emërova drejtore në bankë(se aty nuk të bën miku drejtor).
2. Jam larguar nga tatimet në vitin 2016 dhe deri me sot, as ata që të keqinformojnë me qëllim, nuk gjetën dot një akuzë të vetme për mua për korrupsion.
3. Unë pagat e mia, i kam patur nga dita e parë e punës e gjer më sot të deklaruara. Burimi im i jetesës. Nuk pres unë leje ndërtimi as nga Kavaja, apo Sauku.

4. Një këshillë, meqë përvoja në media më ndihmoi ta kuptoj edhe më mirë rëndësinë e lajmit përballë shpifjes: Para se të deklarohesh mbi mua, bën mirë të informohesh saktë, je aq pranë Rilindasve sa për të mos bërë gafa, që as ata nuk ia lejojnë vetes, por të keqpërdorin.
5. Një deputet, qoftë edhe ti Lym bën mirë të merresh me hallet e panumërta të një vendi nga ku iket masivisht, e jo të përgojosh gra e vajza, që kanë vendosur të qëndrojnë pa tradhtuar parime. Ti këtë nuk e kupton dot, por të paktën sillu si Major! Se le nam duke përgojuar edhe Kombinat e Kodër Dielli, se ke edhe shokët e tu rilindas, që të mbajnë me të mira ty, sa për mua, kam ca burrëri se ua kam treguar vendin publikisht.

Zjarr Tv Ad