Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

FBI ende nuk e ka përfunduar gjuetinë për bombat artizanale të vendosura ndaj figurave kundërshtare apo kritikëve të presidentit Donald Trump. Kreu i Byrosë Federale, Kristofer Rei, mund të ketë sërish bomba të tjera të pagjetura nga agjentët. Asnjë prej eksplozivëve nuk shpërtheu, por Rei tha se ato ishin pajisje të vërteta, jo të rreme.

Gjuetia kombëtare e FBI-së për arkitektin e makthit që zgjati disa ditë për amerikanët, përfundoi të premten me arrestimin e Cesar Sajok. 56-vjeçari ishte një person me precedentë kriminalë dhe tashmë akuzohet për 5 krime federale dhe rrezikon deri në 48 vjet burg.

Ai ishte një person i fiksuar pas fitnesit dhe në të kaluarën kishte pasur probleme me përdorimin e steroideve. CNN raporton se Sajok ishte një mbështetës i zjarrtë i Donald Trump. Në furgonin ku ai prodhonte pakot bombë, u gjetën disa foto të presidentit amerikan.

Trump e cilësoi ngjarjen një tentativë për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet e Kongresit, apo zgjedhjet e gjysmë-mandatit që do të mbahen në fillim të nëntorit.

Zjarr Tv Ad