Vijon protesta e naftëtarëve për pagat/ Paralajmërojnë grevë urie

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit, ngrihen sërish në protestë këtë të hënë para Uzinës, pasi akoma nuk kanë një përgjigje në lidhje me marrjen e pagave të prapambetura.

Naftëtarët kanë paralajmëruar se po presin një reagim, që nuk do të ndalen nga protesta pa marrë një zgjidhje për problemin e tyre.

Madje ato po diskutojnë që të përshkallëzojnë, më tej qëndresën e tyre, duke u futur në grevë urie.
Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj, u shpreh para mediave se ai do të jetë i pari që do të futet në grevë urie, pasi kjo është e vetmja alternativë.

“Qeveria jonë u tall me ne, në Tiranë nuk na pritën. Të gjithë hiqen si pronarë, por asgjë, ndërrohen çdo 6 muaj”- tha Dautaj.

Zjarr Tv Ad