Viktima e parë në Shqipëri nga COVID- 19

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ora 12: 46 Shenohet viktima e pare ne Shqiperi nga COVID 19. Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se pacientja e infektuar me coronavirusin COVID -19 humbi jetën. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga ministira e Shëndetësisë.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë (Ora 12:57) nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.” informoi ministria e Shendetesise.

73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.

Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj koronavirusit COVID-19.

Deri tani 12 të infektuar me koronavirus, përfshirë dhe të moshuarën që humbi jetën sot në mesditë në spitalin e Durrësit.

Ora 12: 34 U anulua transportimi ne Tirane

Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se ishte parashikuar të nisej drejt Tiranës por më pas është këshilluar që ajo të mos udhëtonte drejt Tiranës.

Gjithashtu flitet se në spital janë dhe dy raste të dyshuara,  bëhet fjalë për një pacient të moshës 65 vjeçar dhe një 85 vjeçare.

“Jo zyrtarisht thuhet se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë futur në vetëkarantimin” informon gazetari i Ora News.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë nuk pranoi të ketë mjekë apo infermierë në vetëkarantinim

“Mjekë në vetëkarantinim futen ata që janë të dyshuar ose kanë dalë në analizë pozitive, nëse ka do bëhet vetëkarantimi” u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë.

Zjarr Tv Ad