Vizita e Thaçit në veri, Vuçiç: u kërcënua paqja

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se hyrja e forcave speciale të Kosovës, ROSU, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën “sulm të armatosur banditësh”.”Me hyrjen e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës u kërcënua dhe sulmua paqja”.

“Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiç për mediat serbe. Kujtojmë se njësitet speciale të Kosovës të shumta në numër në veri ishin për shkak të vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dje në vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.

Thaçi pohoi se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë. Vuçiç, në një fjalim drejtuar kombit serb, tha se me vizitën e Thaçit u shkelën disa marrëveshje. “Nuk e di nëse kanë pasur pëlqimin e NATO-s, por kushti i dytë është shkelur plotësisht”, tha presidenti serb.

Zjarr Tv Ad