Vizita në SHBA/ Kryemadhi: Kriza e rëndë ishte pjesë e të gjitha takimeve, situata ka vëmendjen e Washingtonit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë bashkëbisedimit që po zhvillon me mediat, ka folur edhe mbi vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka deklaruar se, në Detroit ka takuar përfaqësues të lartë të adiministratës amerikane si dhe ka marrë një zgjidhje për situatën në Shqipëri.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik politik, pata takim  ne kongresin Amerikan, në senatin e SHBA. Dua të ndaj me ju jo vetëm informacione për vizitën por edhe vlerësimit që ngritën me shqetësim. Kriza e rëndë ishte pjesë e të gjitha takimeve, edhe në komunitetin shqiptare atje. Situata politike ka vëmendjen e Washingtonit. Kemi besim që situata do të jetë në funksion që zgjidhjet të jenë për interesat e Shqipërisë. Zbatimi i Kushtetutës dhe e ligjit. Është qëndrimi që më dhanë të gjithë bashkëbiseduesit amerikane.

SHBA pret që Shqipëria të marrë rolin e stabilitetit në rajon. Në SHBA do të bëhet një degjesë në kongresin amerikanë për Ballkanin. Çdo lëkundje e vlerave themelore është largim nga objektivi madhor dhe nga themelet e demokracisë.

Plotësimi i Kushtetueses është një proces që duhet mbyllur. Është hedhur hap i rëndësishëm për vakancat deri tani. Nuk duhet ndalur. Është një garanci madhore për një sistem. Është motiv për opozitën për kauzat që janë ngritur dhe nuk janë zgjidhur. Pata mundësinë të bisedoja edhe për zgjidhjen e krizës. Pata takim edhe ne Detroid me shqiptarët të cilët ndjenin mungesën e komunikimit më vendin e tyre”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad