Vjosa Osmani e prerë: Nuk pranojmë kurrsesi lëvizjen e kufijve, por jemi të vendosur për vazhdimin e dialogut

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë, si dhe të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje.

Këto deklarata Osmani i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen, presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka qëllime të qarta në dialog dhe se nuk do të pranojë lëvizje të kufijve të Kosovës, shkruajnë mediet në Kosovë.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim”, u shpreh Osmani.

Ndër të tjera, Osmani u ndal në çështjen e personave të zhdukur, duke thënë se Serbia duhet të tregojë dhe  të flasë për të zhdukurit në Kosovë.

“Ne nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjen e kufijve kurrsesi nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto konsensione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë dy ditore në Estoni, ku do të pritet nga liderët shtetëror të vendit, përfshirë presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas.

Zjarr Tv Ad