Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, teksa është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë shqiptarë. E veshur me blu, teksa mbante një maskë të zezë, ku shfaqeshin dy flamujt, e Shqipërisë dhe Kosovës, Osmani është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit. Më herët Osmani e ka nisur vizitën në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe europiane.

Zjarr Tv Ad