Vlera në para e 10 ligave kryesore sipas transfermarket, ja cila është liga që vlen më tepër

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbolli nuk është vetëm një sport argëtues dhe mjaftë popullor në të gjithë botën por edhe një sport nga i cili gjenerohen të ardhura të shumta financiare.

Skuadrat më të njohura sidomos në futbollin europian shpenzojnë miliona për të patur në skuadrat e tyre futbollistët më të mirë në qarkullim. Gjithashtu edhe të ardhurat e tyre nga sponsorat, të drejtat televizive apo trofetë e fituar janë marramendëse. Por cilat janë ligat që vlejnë më shumë sipas transfer market?

Vendin e parë e mban padyshim Premier League që ka një vlerë prej 9.1 miliardë euro. Pas saj renditet La Liga spanjolle që arrin vlerën e 4.8 miliardë eurove ndërsa podium mbyllet nga Seria A me vlerë 4.5 milion euro një diference jo e madhe nga vendi i dyte.

Me poshtë keni renditjen e plotë të top 10 ligave më të shtrenjta në botë. Me vendin e 10 që mbahet nga kampionati holandez i futbollit.

1-Premier league (Angli) 9.1 mld euro

2- La Liga (Spanjë) 4.8 mld euro

3- Seria A (Itali) 4.5 mld euro

4- Bundesliga (Gjermani) 4.2 mld euro

5- Ligue 1 (Francë) 3.4 mld euro

6- Seria A (Brazil) 1.3 mld euro

7- Liga Portugal (Portugali) 1.1 mld euro

8- MLS (Amerikë) 1.1 mld euro

9- Super Lig (Turqi) 855 mln euro

10 – Eredivisie (Holandë) 833 mln euro

 

Zjarr Tv Ad