Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi/ Tifozët më të vegjël të familjes Drishti

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vllaznia e ka mposhtur me përmbysje skuadrën e Laçit në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë në futboll.

Skuadra e udhëhequr nga Mirel Josa triumfoi me rezultat 2-1 në ndeshjen që u luajt në stadiumin nacional “Air Albania” në Tiranë.

Ishin kurbinasit ata që kaluan në epërsi në minutën e 4’ të ndeshjes me anë të Guindo, pas një topi të saktë nga Velija, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kjo epërsi nuk vazhdoi gjatë, pasi në minutën e 18 Hoxhaj gjen golin e barazimit, pas një asisti të pranuar nga Liridon Latifi.

Kështu u mbyllën 45 minutat e para, për të vazhduar me pjesën e dytë. Kjo pjesë e dytë do të përfundonte me portat e paprekura, ndërsa në shtesa, Adili, me një goditje të saktë, do ta çonte ndeshjen në 2-1 dhe njëkohësisht do t’ia dhuronte skuadrës së tij titullin e dytë radhazi si kampion i Kupës së Shqipërisë.

I lumtur për këtë fitore është shprehur edhe artisti Ismet Drishti ,i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan:

“VLLAZNIA FITON KUPËN PËR TË DYTIN VIT RRADHAZI!
❤❤❤❤❤”

I shoqëruar ky postim edhe me fotot e familjes se tij ku secili mban veshur fanellën e ekipit të Vllaznisë.Ata që bien në sy janë tifozët e vegjël të familjes Drishti, Drini dhe Ajri.

Zjarr Tv Ad