Vllaznia vijon të bëj “shopping” në Brazil. Skuadra shkodrane transferoi vetëm pak ditë më parë Emerson, ndërkohë që ditën e sotme në kryeqendrën e veriut janë paraqitur edhe dy bashkëkombas të sulmuesit.
Bëhet fjalë për futbollistët brazilianë Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares. I pari është 30 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e kampionatit libanez. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.
Ndërkohë Wenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij. Si Goncalves ashtu edhe Da Silva kanë firmosur për një sezon me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Kështu, nga pasditja e sotme, të dy lojtarët do jenë në dispozicion të stafit teknik, me të cilët kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.