Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën pranë komisariatit të policisë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda familjes, ku si pasojë e një sherri burri ka vrarë me thikë gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi kreu krimin, burri ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e duarve, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia shkoi menjëherë në vengjarje, por ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli dhe krimin e radhës.