Vlorë/ Zbulohen autorët e 13 vjedhjeve, ishin kthyer në makth për qytetarët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nën dyshimin si bashkëpunëtorë në së paku 13 vjedhje, një person u arrestua nga policia e Vlorës, një tjetër është shpallur në kërkim dhe i treti po hetohet në gjendje të lirë.

Kjo pasi policia zbuloi 13 vjedhje të ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit.

Hetimi i policisë erdhi pas ankesave të shumta që kishin paraqitur banorët e zonës, ndërsa uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga ra 41-vjeçari me inicialet L.V dhe po hetohet në gjendje të lirë 36-vjeçarin Z.V, i dyshuar si bashkëpunëtor, për shkak se vuan nga sëmundja e epilepsisë, ndërsa në kërkim është shpallur 43-vjeçari M.M.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj)”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad