Instituti i studimeve politike Ismail Qemali dhe shoqata Ismail Qemali, kanë organizuar sot akademinë përkujtimore Ismail Qemal Vlora ,themeluesi i Shtetit Shqiptar, ati i pavarësisë
Të pranishëm ishin autoritetet e shkencës historike, akademike dhe njerëz të kulturës, ndërsa e ka çelur z,Bujar Leskaj ,njëherazi edhe organizator i saj, sipas së cilit emri i Ismail Qemalit sinjifikon dhe shtetin e parë shqiptar
Pikëpamjet e Ismail Qemalit mbi formën dhe ndërtimin administrativ të Shtetit Shqiptar ,ka qenë kumtesa e prof.dr Kaliop
Prof.Ndricim Kulla në kumtesën e tij Ismai Qemali ,babai i shtetit shqiptar dhe anëtar i një trinie të shenjtë të Kombit Shqiptar, në hyrje të fjalës së tij sensibilizoi që ky vit të jetë viti i Ismail Qemalit, ndërsa 2020-ta viti i luftës së Vlorës
Historia ka nevojë për modele, ne kemi detyrimin ta njohim atë, kumtesa e prof dok. Përparim Kabos, i cili e quajti Ismail Qemalin të parin kryeministër europianist
Dokumente të reja mbi vitet e fundit të veprimtarisë së Ismail Qemalit
Jehona e shpalljes së pavarësisë në shtypin e kohës dhe Ismail Qemali për çeshtjen e Kosovës dhe bashkëpunimi me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën, kumtesat që vijuan konferencën ndërsa referuan përkatësisht prof dok Bardhosh Gace ,dr Etleva Domi dhe prof Bedri Islami
Konferenca e sotme në kuadër të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Shtetit Shqiptar Ismail Qemali, organizuar nga Insituti i Studimeve Politike Ismail Qemali dhe Shoqata Ismail Qemali