Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 punonjësit e Albpetrolit.
Këta shtetas u arrestuan në flagrancë më 7 dhjetor 2021 pasi akuzohen për shpërdori detyre.
Te arrestuarit jane Arjan Kallashi 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol,
S.R 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit,
Dilaver Idrizaj 56 vjeç, banues në Fier dhe Dashamir Merkaj 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Ylli Skenderaj me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.