Berisha: Nesër do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot shpalljen përfundimtare për mbledhjen e Kuvendit të shumëpritur të demokratëve.

“Nesër mbahet Kuvendi i PD-së, – shkruan Berisha në Facebook. – Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike, në orën 10:00 më 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimi të lëvizjes “Foltorja”,  delegatët do të kenë zonën e tyre të veçantë, kurse pjesa tjetër e stadiumit “Air Albania” do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.

Zjarr Tv Ad