Nishani: Me “Foltoren”, Berisha ka tronditur sistemin politik!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Foltorja” ka tronditur sistemin politik në Shqipëri. Kështu u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku theksoi se, ajo që ka nisur në gjirin e PD-së është një ndryshim pozitiv që duhet të shtrihet në të gjithë politikën e vendit.

“Kishte 8 vjet që PD ishte harruar në diskursin publik të vendit. Tani kthejnë kokën njerëzit, ta dëgjojmë PD. Kjo është gjë shumë pozitive. Nuk ka vlerë a ka firmosur njeri për propozimin e Lulzim Bashës apo jo.

Bëhet fjalë për tronditjen e sistemit politik. Këtu është tronditur besimi te politika. Por problemi është që do të ndodhë një tronditje e sistemit politik që fillon nga PD-ja.

Më 25 prill, shqiptarët mbetën në stanjacion. 25 prilli nuk solli asgjë, e la Shqipërinë në kënetë.

Tani ka nisur një lëvizje. Është mirëfilli politike. E kemi marrë shumë seriozisht, do ta mbështesim me procedurë dhe ligjshmëri. Ky proces fillon me datë 11, por nuk mbaron aty”, tha Nishani.

Zjarr Tv Ad