Votohen 8 prokurorët e parë të SPAK, hapet gara për drejtuesin

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë miratuar me 11 vota pro projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve të SPAK gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fillim të mbledhjes kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zvhillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.

Ndërkohë u hap edhe gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK, për një afat 15 ditor duke nisur nga sot.

Komisioni i Posaçëm nisi sot një kërkesë për shprehje të interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Tetë prokurorët që u votuan të hënën

1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës

6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Zjarr Tv Ad