Vrasësit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn

0
353
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapen vrasësit e Regis Runaj, i cili u qëllua për vdekje me 27 thika në datë 29 korrik 2020 në Elbasan.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë arrestuar.

Viktima Regis Runaj mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi Euglen Halili e ka goditur shtetasin Regis Runaj, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje, me tyre edhe një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Zjarr Tv Ad