Basha: Turizmi në ditën më të keqe, 100 mijë punonjës rrezikojnë punën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, kërkon masa dhe ndihme të menjëhershme dhe konkrete për sektorin e turizmit. Në një postim  në facebook kryetari i opozitës thotë se  si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.

Turizmi një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, është më i godituri  nga kriza ekonomike.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha,    thotë se 100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve.

“Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.”

Lulzim Basha, thotë se një qeveri e përgjegjshme  duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse.

“Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë. Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.”

Partia Demokratike, thotë Lulzim Basha, po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t’i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë ndërsa thotë se  do t’i jepet fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.

Zjarr Tv Ad