Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është shtytur mbrojtja për Fadil Kasemin , i cili u akuzua për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi. Shkak u bë avokati i tij Ilia Ilia.
Ky i fundit nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare pasi rezultonte të ishte jashtë shtetit për arsye shëndetësore.
Gjithashtu, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për përjashtim të trupës gjykuese.
Gjykata mori në administrim provat për gjendjen psiqike të Fadil Kasemit si dhe fotot ku tregoheshin marrdhëniet familjare.
Seanca tjetër e radhës është caktuar në datën 17 janar, ora 10:00.
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar burg të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili u akuzua për vrasjen e ish-bashkëshortes Fildes Hafizi.