Fluks në portin e Vlorës, merren masa, shtohen 3 sportele të tjera

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këto ditë të para të muajit janar, ka patur fluks në portin e Vlorës, ku rregjistrohen 2500 persona të larguar dhe 300 automjete, në drejtim të Italisë.

Fluksi më i madh është rregjistruar në fundjavë, me 800 persona të larguar, ndërsa këtë të martë numri i personave të larguar nga porti i Vlorës është 300 pasagjerë dhe 30 automjete.

Festim Skendaj shef i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës konfirmon se fluksi i lëvizjeve ka patur një rritje me rreth 5-6% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Fluksi ka startuar në datë 3 janar, me rifillimin e lëvizjes së tregetit Vlorë-Brindizi këtë vit drejt Italisë.

Parashikohet që fluksi i lëvizjeve në portin e Vlorës të vijojë edhe këtë javë, me një rritje të lëvizjes në fundjavë, ndërsa me pas situata pritet të rikthehet në normalitet.

Ndërkohë konfirmohet se në portin e Vlorës vijohet të punohet me pesë sportele, për të evituar rradhët e gjata të pasagjerëve.

Zjarr Tv Ad