Qeveria greke i është përgjigjur sot kryeministrit te Shqipërise, Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Twiter, duke e quajtur të fantaksur 35-vjeçarin i cili u qëllua nga RENEA. Autoritetet greke në përgjigjen e tyre i kujtojne kryeministrit, se kur flitet per një jetë të humbur duhen mbajtur tone të ulta, dhe nuk ka nevojë për agresivitet. “Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e planifikuara në këto raste për të gjetur saktësisht se çfarë ndodhi me vdekjen e 35- vjeçari Kostandin Kacifas në Shqipëri”, ka thënë zëdhenësi i qeverisë, teksa ka folur për një stacion televiziv grek.
Sipas tij, autoritetet greke janë në komunikim me autoritetet e Shqipërisë për këtë ngjarje. Ai theksoi se nuk duhet të nxitohet për të nxjerrë konkluzione dhe të “qëendrohet strikt në mesazhin e dërguar nga Ministria e Jashtme greke fill pas ngjarjes’. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se duhet të mbahet ton më i ulët nga ana e qeverisë shqiptare. “Çështja nuk duhet trajtuar me agresivitet kur flitet për një jetë të humbur, në mënyrë që të mos ushqehen reflekse të shoqërive”.