Vrasja e Liridona Ademajt, Drejtori i Burgjeve tregon se ku po mbahen Naim Murseli dhe të tjerët

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se katër të dyshuarit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt janë duke qëndruar në katër institucione të ndryshme korrektuese.

Ai ka thënë se personat të cilët akuzohen lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt s’kanë mundësi kontakti me njëri-tjetrin.

“Katër të dyshuarit po qëndrojnë në institucione të ndryshme korrektuese. Në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Burgun e Prishtinës, në Qendrat e Paraburgimit në Gjilan dhe në Qendrën e Paraburgimit në Pejë”, ka thënë Dibrani.

“Secilin person që vije në grup dhe është i së njëjtës vepër shpërndahen në institucione të ndryshme, apo në të njëjtën institucion, por që nuk kanë mundësi të kontaktojnë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Dibrani.

Vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës dyshohet se e ka organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli./Reporteri/

Zjarr Tv Ad