Vrasja e Martin Bardhit një muaj më parë, familja Reçi thyhen heshtjen: Nuk kemi lidhje me krimin!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familja Reçi e dyshuar nga policia si e përfshirë në vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.

Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë deklaruar edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.

Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.

“Unë me përgjegjësinë time ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lloj lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Ne të gjithë njerëzit e familjes time kanë qenë në vendndodhjet e tyre, të deklaruara. Ngjarjen para 5-6 mujash që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi im dhe familja ime i është drejtuar prokurorisë dhe ja ka lënë në dorë drejtësisë për tu marrë me atë çështje”, tha Martin Reçi.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Zjarr Tv Ad