Vrasja e Pëllumb Metës, eksperti: Të hetohet djali i madh, mund të ketë…

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i rendit Artan Rexhepi i ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shënavlash.

Sipas tij “fëmijët pas këtij krimi kanë përjetuar ndjenja triumfalizmi sikur kanë vendosur drejtësinë”. Madje Rexhepi shprehet se “djali i madh duhet të hetohet më shumë ndoshta për përfshirje në trafik droge, borxhe etj”.

Artan Rexhepi: Mua një gjë që më ka bërë shumë përshtypje ndjenja e triumfalizmit që kishin ata në realizimin e vrasjes.

Ju e keni ndeshur përgjatë aktivitetit tuaj profesional një situatë të tillë të ngjashme?

Artan Rexhepi: Jo në një krim në familje, por me një bandë shumë të njohur, nuk ia them dot emrin, erdhën shumë triumfalist në polici, por gradualisht filluan të binin dhe të zbërtheheshin. Në të njëjtën situatë jemi edhe me fëmijët. Ata kanë ardhur me një ndjenjë triumfalizmi, sikur kanë vendosur drejtësi.

Çfarë dyshoni se mund të jetë?

Artan Rexhepi: Nuk e di nuk e them dot, por që në fillim e kam thënë që ajo fejese, ajo shkolla etj nuk qëndrojnë. Nuk i mbetën poezitë e Naim Frashërit pa bërë, ishte kot ajo, nuk ka lidhje. Aty është vërtet një gjë e madhe.

Djalit duhet t’i zbardhet historia, mund të ketë trafik droge, mund të ketë ndonjë borxh i transferuar, mund të ketë lidhje me ndonjë kompani bastesh etj dhe rri i sforcuar, mund t’i ketë kërkuar ndonjë shitje prone për të larë borxhet etj. Hipoteza janë të gjitha pistat që po ngremë.

Zjarr Tv Ad