Vrasja e Suelës, Prokuroria kërkon burg përjetë për bashkëpunëtorin e burrit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon burgim të përjetshëm dhe bashkëpunëtorin e Sadetin Sulës i cili është dënuar me burg përjetë, Fatjon Karmeshtna.

Kjo pasi ata akuzohen për vrasjen e Suela Sulës, krim i ndodhur në 18 prill 2016.

Nga hetimet e kryera Sadetin Sula është gjetur fajtor, pasi dyshohet se ka paguar punëtorin e tij Karmeshtna, i cili në këmbim të parave ka vrarë gruan e tij, në tualetin e mobilierisë së familjes, me emrin “Europa”.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë që kishte në bashkëpronësi me të shoqin.

Paraprakisht u dyshua se ishte Sadetini ai që kishte mbytur të shoqen, por më pas analiza e ADN-së zbuloi se autori i krimit ishte punëtori i mobilierisë, të cilin Sadetini e kishte bashkëpunëtor të afërt.

Krimi i rëndë ndodhi më 18 prill 2016, rreth orës 12.30, në fshatin Melgushë, Njësia Administrative Bushat, Shkodër, në mjediset e brendshme të mobilerisë “Europa”, ky në banjë, u gjend e vdekur bashkëpronarja Suela Sula.

Viktima ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se ishte kthyer në qytetin e Shkodrës.

Ishin regjistrimet telefonike ato që zbuluan se Sadetin Sula bisedonte me Karmeshtnën lidhur me të shoqen dhe dyshimet që kishte ndaj saj, teksa shfaqte xhelozi

Zjarr Tv Ad