Vrasja në Ballsh, fëmijët e çiftit dërgohen në fshatin SOS

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë pas krimit makarbër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare, kryetari i bashkisë së Ballshit tregon detaje të tjera rreth ngjarjes. Ai pohon se të gjithë banorët e zonës janë të shokuar për ngjarjen, ku të vrara mbetën Gentiana dhe Merisa Caushi.

Mes të tjerash kryebashkiaku tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.

Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u derguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

NGJARJA
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

 

Zjarr Tv Ad