Vrasja në Ballsh/ Fëmijët në fshatin SOS, vëllai i viktimës kërkon kujdestarinë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Ballsh, kur burri mostër masakroi gruan dhe kunatën e tij me thikë, bëhet me dije se vëllai i viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë.

Vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Femijët e çiftit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmendi nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. “Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS”, tha daja i dy fëmijëve.

NGJARJA

Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushaj.

Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat.

Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Zjarr Tv Ad