Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e organizuar këtë të diel në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit.
Përmes një postimi në facebook, Balliu e cilëson vdekjen e 32-vjeçarit si një vrasje shtetërore dhe ndaj u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës në orën 18:00, kundër asaj që ai e quan banda e pushtetit.
POSTIMI I PLOTË
Protestë kundër vrasësve me pushtet.
Sot në ora 18:00 të gjithë bashkë në një protestë masive për vdekjen Lear Kurtit nga Policia kriminale e Ramës dhe e Çuçit.
Kjo është një vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet