Vrasjet ngrenë në protestë të rinjtë e Kurbinit: Fishekzjarret e festës s’i mbulojnë dot gëzhojat e armëve!

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasjet e ditëve të fundit dhe rritja e kriminalitetit në vend ka ngritur në protestë një grup të rinjsh në qytetin e Laçit.

“Liria është e shtrenjtë po vdekja akoma më shumë”

– “Liria jonë e shitur e vuri shtetin në gjumë”

– ”Kurbini nuk ka më të rinj për të sakrifikuar”.

Këto ishin thirjet e protestuesve të cilët marshuan nga Gjykata deri tek sheshi kryesor të qytetit dhe më pas drejt Komisariatit të Kurbinit, siç njoftoi gazetari Martin Marku. Të rinjtë e shoqërisë civile dhe aktivist u ndalën tek ngjarjet e fundit ku 4 të rinj u vranë brenda një javë duke theksuar se shteti po tregohet i pafuqishëm përballë ngjarjeve kriminale. Aktivistet ngritën zërin kundër krimiti i cili ka gjunjëzuar vendin. Pavarësisht thirrjeve, qytetarët kurbinas u treguan indiferent duke mos iu bashkuar marshimit në masë.

Burimi: Syri.net

Zjarr Tv Ad