Vrau babanë, Hygerta Meta i nënshtrohet testit nëse është abuzuar seksualisht. Del përgjigjia

0
1090
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentja 19-vjeçare, Hygerta Meta, edhe në seancën e sotme gjyqësore ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta, teksa ngulmon se shkaku ka qenë se ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Por, kjo arsye është marrë me rezerva si nga Policia dhe nga Prokuroria, për të ndërmarrë një akt ekstrem të tillë, si vrasjen e babait.

Burime për mediat bëjnë me dije se 19-vjeçarja ditën e sotme para daljes në gjykatë i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor nëse a është abuzuar seksualisht. Po të njëjtat burime konfirmojnë se përgjigjija e testit ka dalë negative.

Ajo u la në burg bashkë me dy vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta. Policia dyshon se në rolin e ekzekutorit ka qenë djali i madh Hysen Meta, i cili ka patur shenjat e gishtërinjëve në armën e krimit. Pas vrasjes, ata e groposën babain e tyre në afërsi të banesës, në një kasolle bagëtish për të humbur gjurmët.

Zjarr Tv Ad