Vrau gruan në sy të djalit pasi i kërkoi divorcin, Apeli lë në burg përjetë ish-policin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka lënë në burg përjetë për Koço Buzon i cili vrau gruan e tij pasi i kërkoi divorcin.

Krimi i rëndë ndodhi më 6 maj të vitit të 2021, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit. 58-vjeçari, ish-polic qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sy të djalit të tyre.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale K.B, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” e 22 të K.Penal, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, për veprën penale të “Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 i K.Penal si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “5 Maj” në Elbasan, në afërsi të kryqëzimit poshtë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, shtetasi me iniciale K.B ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij shtetasen me iniciale L.B, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 235 (13-2023-1607), datë 27.04.2023 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi “arrest në burg “ për kryerjen e veprës penale të “Vrasje per shkak te marrdhenieve familjare ”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi, “arrest në burg “, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79 /ë, në lidhje me nenin 22 të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me 25 vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, masë sigurimi “arrest ne burg“, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit ” te parashikuar nga neni 278/1 te K.Penal dhe po në bazë të këtij neni denimin e tij me 7 vjet burgim.
– Deklarimin fajtor te pandehurit K.B, me mase sigurimi, “arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Prishja e qetesise publike ” te parashikuar nga neni 274 te K.Penal dhe po ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 vit burgim.
– Në zbatim të nenit 55 te K.Penal dënimin përfundimisht të pandehurit K.B, me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.B, i cili kërkoi:
• Ndryshimin e vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 06.12.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Tiranë, 06.12.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Zjarr Tv Ad