Vritet 48-vjeçari në Kavajë, qëllohet me armë teksa ishte në lokal, dyshohet për hakmarrje! I vëllai u vra në muajin mars pas një konflikti banal

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kavajë. Mësohet se Arjan Goda, 48 vjeç ka mbetur i vrarë. Ai ka qenë në një lokal në Kavajë dhe është qëlluar me armë zjarri. Autori ende i paidentifikuar.

Mësohet se viktimë është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në muajin mars të këtij viti. Në muajin mars mbetën të vararë Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha. Por si ndodhi ngjarja?

Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar “për t’u sqaruar”.

“Pse me sheh ashtu”, e pyeti Armand Gosa personin me të cilin sa herë takohej e thoshte ‘malok ikni nga keni ardhur’. Tjetri ishte Sali Rexha, që mesa duket donte t’i jepte fund fyerjeve, dhe e sulmon me thikë. Gosa i njohur si pjesëtar i një fisi të fortë në Kavajë, nxori pistoletën dhe shtiu me Rexhën, fëmija e të cilit vetëm pak minuta më parë ishte futur në dyqan. Të dy vdiqën në vend. Fqinja e Rexhës tregoi momentin, kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës.

Gosa nga Kavaja nuk dihet pse kishte inate me Rexhën nga Kukësi. Dhe sipas tij asnjë verior nuk kishte punë në Kavajë. Më 29 maj pasdite të dy u takuan rastësisht në një lokal. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht. Pranë lokalit Saliu kishte shtëpinë me qira, kurse Gosa nuk jetonte fare aty.

Të dy viktimat rezultojnë me precedent penal, kavajasi Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazmë në sherrin që nisi për një vajzë.

Zjarr Tv Ad