Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali, i riu u gjet i qëlluar në një punishte artizanale

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Ende nuk është zbardhur dinamika dhe motivi ndërkohë që autori i krimit është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.

Zjarr Tv Ad