Vritet me thikë mësuesja e moshuar/ Arrestohet shqiptari

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali.

Një mësuese e dalë në pension, është qëlluar me thikë dhe vrarë në shtëpinë e saj.

Mësuesja 91 vjeçe është gjetur në banesën e saj nga e bija.

Krimi i rëndë ka për autor të dyshuar një i ri shqiptar, i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.

Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai është futur në banesë për të vjedhur para, por më pas e gjitha ka përfunduar në vrasje.

Policia italiane thotë se me shqiptarin ka qenë edhe një person tjetër, të cilin policia po e kërkon.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në qeli.

Zjarr Tv Ad