Vritet në mënyrë misterioze një gazetare në Bullgari

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia në Bullgari ka nisur hetimet për vrasjen e reporteres investigative, Viktoria Marinova. Trupi i saj u gjet në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, gjatë së shtunës

Ende nuk dihet me saktësi nëse vrasja e saj është e lidhur me punën e 30-vjeçare në kanalin televiziv lokal, TVN, por hetuesit po marrin në shqyrtim si jetën e saj personale, ashtu dhe atë profesionale.

Vrasja e saj ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

Marinova është gazetarja e tretë që vritet në vendet e Bashkimit Europian në harkun e një viti, e po ashtu rasti i katërt që prej fillimit të vitit 2017.

Reporterja suedeze, Kim Ëall mbeti e vrarë nga shpikësi danez, Peter Madsen, pasi kishte shkuar në bordin e nëndetëses së prodhuar prej tij për të bërë një intervistë në Kopenhagen në gusht të vitit të kaluar.

Në tetor 2017, gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u vra nga një autobombë pranë shtëpisë së saj, ndërsa në shkurt të këtij viti, gazetari sllovak Jan Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnirova u qëlluan për vdekje.

Të dy këta të fundit, Caruana Galizia dhe Kuciak njiheshin për punën e tyre për ekspozimin e korrupsionit, ndërsa puna më e fundit e Marinovës ishte intervistimi i dy gazetarëve të tjerë bullgarë, Attila Biro dhe Dimitar Stoyanov, të cilët ishin arrestuar në shtator, teksa hetonin një rast mashtrimi, përfshi edhe shpërdorimin e fondeve të BE-së.

Prokurori rajonal i Ruses, Georgy Gergiev tha se Marinova kishte pësuar goditje në kokë dhe ishte asfiksuar nga sulmi fatal, duke shtuar se “telefoni i saj celular, çelësat e makinës dhe disa prej rrobave të saj ishin zhdukur”.

Bullgaria konsiderohet si vendi me treguesit më të këqinj në Bashkimin Europian sa i përket lirisë së shtypit, sipas raportit më të fundit të “Reporterëve pa kufij”. Organizata thotë se gazetarët investigativë në vend “shpesh kthehen në objekte presioni, nga paralajmërimet e thjeshta për frikësim, e deri te sulmet fizike ndaj vet atyre apo pronave të tyre”.

Zjarr Tv Ad