“Komandoja po të kishte dashur më kishte vrarë”, Ervis Martinaj: Sherri nuk nisi për një femër, unë nuk vuaj për to

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas plagosjes në lokalin në zonën e ish bllokut, Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në dëshminë e tij të siguruar nga Lapsi.al, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, jo për t’u përplasur. Madje Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Mervjol Billo nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë.
“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, une do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojet e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato”, mësohet se ka thënë Martinaj.
Lapsi.al mësoi se në dosjen e prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në sherr. 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervi Matën, kurse 6 me Martinajn. Ende hetuesit nuk kanë mundur t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sherr, për shkak të mundesës së pamjeve filmike në lokalin ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhajt.
Mësohet se Martinaj i ka rrëfyer prokurorëve se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij. Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hynë më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mervjol Billon është ende i paidentifikuar nga policia.
Matinaj ka treguar në prokurori edhe pse kishte qëndruar larg grupit të Matajt, megjithëse kishin lënë takim bashkë për t’u sqaruar.
“Pse s’u ulëm në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjysëm që më priste? Sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojet e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon.
Pasi u bëj me shenjë “çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret”, ka thënë Martinaj.
Pra sipas Martinajt, pavarësisht tensionit që ekzistonte mes dy grupeve, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mervjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.
Pikërisht në këtë moment, komando ka reaguar duke qëlluar për vdekje Gaxhajn dhe duke plagosur rëndë truprojën tjetër të Ervis Martinajt dhe vetë atë.
Nga dinamika e ngjarjes duket se komando Mervjol Billo ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pavarësisht se është arratisur, duket se ka vepruar kur i rrezikohej jeta.

Zjarr Tv Ad