“Vuaj nga zemra”, Lefter Koka kërkon lirim nga burgu dhe zëvëndësimin me masë tjetër sigurie

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është drejtuar gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë. Ai ka kërkuar zëvëndësimin e masës me argumenti se është në gjendje të rendë shëndetësore, pasi vuan nga zemra.

Aktualisht Koka ndodhet në spitalin e burgut. Një tjetër argument për masë më të butë, është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Kërkesa do shqyrtohet në muajin shtator nga Gjykata e Posaçme, që do vendosë nënse do e pranojë apo jo kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie për inceneratorin e Fierit.

Në janar 2022, Lefter Koka u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut për shkak se kishte çrregullime të sistemit kardiak, pra të zemrës. Nuk dihet nëse shtrimi sot në spital lidhet me të njëjtën arsye, apo Lefter Koka ka probleme të tjera shëndetësore. Tre muaj më parë Lefter Koka u transferua nga Burgu 313 ku qëndronte prej arrestimit, në paraburgimin e Durrësit. Menjëherë pas prangosjes së ish-deputetit Alqi Bllako dhe dërgimin e tij te “313-ta”, u vendos që për arsye sigurie dhe hetimore Koka të transferohej.

Edhe më parë ish-ministri i Mjedisit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ka kërkuar masë më të butë sigurimi nga Gjykata e Posaçme sepse aktualisht mbahet në “Arrest me burg”, për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Togat e zeza kanë refuzuar.

Burimi: Newsbomb.al

Zjarr Tv Ad