Vuçiç darkë me Ramën në Elbasan, Sali Berisha i dërgon mesazhin e fortë nga Tirana: Sa të vijë PD në pushtet do të …

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën kombëtare para kryeministrisë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në një kohë kur ky i fundit pritet që të mbërrijë në Elbasan ku do të darkojë me Ramën dhe Zoran Zaev. Ish-kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të hidhet poshte Ballkani i Hapur së bashku me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vuçiçit edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusi të vogël. Është rrezik për paqen, stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës. Protesta jonë sot është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar në Europë dhe në botë, të cilët presin nga Beogradi të kërkojnë falje publike dhe jo të mohojnë gjenocidin kundër shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet, ata mbeten në fazën parahistorisë njerëzore. Ndaj dhe kjo protestë, e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj, dua të deklaroj sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha marrëvehsjet sa të vijë PD në pushtet. Ballkanin e Hapur, treshja Vuçiç dhe vasalet e tij përpiqen ta paraqesin ndonjëherë, si politikë të mbështetur nga SHBA-të”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha ka thirrur sot një protestë kombëtare kundër mbërritjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e sotme, ftuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në kuadër të iniciativës ‘Open Balkan’ ku deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. I pranishëm në një takim 2 ditor në Shqipëri është dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ndërsa sot 3 liderët do të darkojnë në Elbasan në kompleksin e biznesmenit Gjergj Luca. Kësaj darke jo formale do ti bashkohet dhe Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros i atakuar dhe nga ish-kryeministri Berisha si një nga influencuesit kryesor për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Protesta e sotme do të nisë nga selia blu për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë ku do të flasin disa ish-funksionarë të PD-së. Mbi 2 mijë forca policore janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ndërsa janë marrë masa shtesë sigurie në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit’.

Zjarr Tv Ad