Vuçiç flet për “Ballkanin e Hapur”: Është më e madhe se unë, Rama dhe Zaev! Do krijojë themelet për të ardhmen e fëmijëve tanë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është më e madhe se ai, Rama dhe kryeministri Zaev. Sipas tij, kjo nismë e rëndësishme synon të krijojë themelet për të ardhmen e fëmijëve në të gjithë Ballkanin.

“Kjo inciativë është më e madhe se ne të tre. Do të krijojë themelet për të ardhmen e fëmijëve tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që në të shkuarën kanë menduar më shumë për të shkuarën, sesa për të tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh ai.

Nga “Pallati i Brigadave” në Tiranë, presidenti serb tha se nuk kanë pse u kërkojnë ndjesë vendeve që nuk janë ende pjesë e kësaj iniciative.

“Më ka ardhur pak në majë të hundës se na duhet të japim jutifikime ngahera për hiçgjë. A thua se kemi bërë një gjë të gabuar për ata që nuk janë pjesë e kësaj inciative. Nëse ata duan të vijnë, janë të mirëpritur. Nuk kemi pse kërkojmë më ndjesë”, tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad