Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama është duke qëndruar në Beograd, pasi mori pjesë në panairin e zhvilluar këto dy ditë, në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”.
Rama ka shijuar disa momente relaksi buzë lumit Sava, në shoqërinë e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ka qenë vetë Vuçiç, i cili ka publikuar një foto me kryeministrin shqiptar në rrjetet sociale, duke thënë se ndihet krenar për miqësinë që kanë krijuar me Shqipërinë përgjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkruan Vuçiç në foton që shpërndan në Instagram.