Vuçiç reagon për sanksionet e SHBA ndaj Dodik: Serbia nuk është dakord me vendimin e autoriteteve amerikane, as nuk do t’i zbatojmë ato

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi këtë të enjte se Beogradi zyrtar nuk është dakord me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Me të njëjtin vendim u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjes me Dodikun. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në presidencën e Serbisë më 6 janar, Vuçiç tha se këto janë gjëra të ndërlikuara dhe që “nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo me nxitim”.

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiç. Më tej ai shtoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

Zjarr Tv Ad