Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arben Lazes: Humbje e madhe për familjen dhe komunitetin sportiv në vendin tone

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit.

Kreu i Shtetit thotë se ikja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij dhe  por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë. Ndër tët tjera Meta shpreh mirënjohje për angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit. Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!

Zjarr Tv Ad